Një legjendë mbyll karrierën, Nadal nuk mban dot lotët për mikun e tij Federer

24 Shtator 2022, 18:51

Mes lotësh Roger Federer i dha fund karrierës së tij si sportist profesionist në tenis. Në Angli, në turneun e ‘Laver Cup’ që luhet dyshe, Federer ishte përkrah mikut dhe rivalit të tij të madh Rafael Nadal. Pas ndeshjes, teksa jepte intervistën para publikut, Federer nuk i mbajti dot lotët përgjatë 7 minutave, duke emocionuar tej mase të pranishmit dhe jo vetëm.