Një “mace” nderon Juven, Gatti i dërgon në krye, por Allegri frenon ambientin

2 Dhjetor 2023, 10:27

Juve nuk vdes kurrë, është si një mace, ashtu si Gatti, autori i golit të fitores në minutën e 95-të. Ndaj Monza-s ishte një sfidë që nisi ters, me Vlahovic që pas vetëm 10 minutash lojë shpërdoroi një rast të artë për të kaluar “Zonjën e Vjetër” në avantazh, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Festa nuk vonoi, një minutë më pas, Rabiot me një goditje të fortë me kokë kaloi torinezët në avantazh.