Një muaj më parë i ekzekutuan vëllain/ I vihet tritol shtëpisë së Talo Çelës, xhamat i bëhen copë!

5 Nëntor 2020, 08:17 | Përditesimi i fundit: 2020-11-05 16:26:59

Në orët e para të mëngjesit të sotëm i është vënë tritol shtëpisë së Talo Çelës të shumëkërkuarit nga Elbasani i cili ndodhet në kërkim për grabitjen e Rinasit dhe për atentatin me armë zjarri të 2 vëllezërve  Haxhia në Durrës.

Tritoli ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës dhe ka vetëm dëme materiale.

"Më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan,  në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme  në pronësi  shtetasit T.Ç., 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi  dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme  materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", thotë policia.

Ndërkaq kujtojmë se ka kaluar më shumë se një muaj, nga vrasja e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, e ndodhur rreth orës 05:45 të mëngjesit të 17 shtatorit, atëherë kur 62-vjeçari konsumonte kafenë e mëngjesit, për shkak se punonte taksist ku priste udhëtarë që vinin me autobusë nga Greqia. Makina e tij tip "Benz" me targa AA 020 UZ, që e përdorte si taksi ishte parkuar në hyrje të lokalit në Bradashesh, ku Çela po konsumonte kafenë.