Një muze arti në Tiranë për skulpturat e Thanas Papës! Kompozimi i Skënderbeut, vepra që i dha medaljen e arit

15 Janar, 19:48

Kjo skulpturë është realizuar nga Thanas Papa në vitin 1957 dhe është vepra me të cilën artisti shqiptar mbrojti temën e diplomës, si i pari skulptor me medalje ari, në Akademinë e Arteve “Rjepin” atëherë në Leningrad, sot Shën Petersburg, Një kopje e saj ruhet në Muzeun rus të Akademisë së Arteve ku ai studioi, ndërsa një kopje e saj e dytë, e dërguar si dhuratë Shqipërisë në vitin 1957 nga Akademia “Rjepin” ruhet në Muzeun e Skulpturës në Tiranë, që mban emrin e Thanas Papës që prej vitit 2022.