'Një natë parkimi, sa një natë në hotel!' Kryebashkiaku i Vlorës, Dredha për Report Tv: Po abuzohet, kemi ngritur Task Force! Tek bizneset ka filluar ulja e çmimeve

24 Korrik, 13:58

Në një intervistë për Report Tv, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha tha se po vijon fushata e ndërgjegjësimit për të mos rritur çmimet në mënyrë abuzive gjatë sezonit turistik, pasi rrezikon të kthehet në bumerang. Shprehu shqetësim për pronarët e parkimeve të cilët po abuzojnë. "Nuk mund të paguhet për një natë parkimi sa një natë në hotel" tha Dredha për emisionin 'Sot Live në Shqipëri'