Një nënë me pesë fëmijë, një e re 18 vjeçare, një baba i tre fëmijëve, secili ka historinë e tij për të treguar. Ata shkuan drejt Francës dhe Gjermanisë me para borxh dhe shpresën për një jetë më të mirë. Por pas afro dy vitesh u duhej të riktheheshin në Shqipëri sepse iu refuzua statusi i azilantit. Këtu nis pjesa më e vështirë e këtij udhëtimi me kthim. Si do të ri-integroheshin, ku do të punësoheshin, fëmijët si do të shkolloheshin? Emisioni Një nga Ne tregon të gjithë kalvarin e përjetimeve dhe zgjidhjen që iu ofrua nëpërmjet Projektit "Return to Thrive" i implementuar nga ADRA Albania, Organizatë Humanitare që operon në Shqipëri prej vitit 1993. Më specifikisht ky projekt filloi në 01 Dhjetor 2020 dhe përfundon në 30 Qershor 2024. Projekti targeton të rikthyerit , azil kërkues, persona që kanë emigruar por u është refuzuar statusi i azilantit ose nuk kanë mundur të integrohen jashtë vendit e për këtë arsye janë detyruar të kthehen në vendin e origjinës. Shërbimet a ADRA Albania financohen nga Shoqëria për Bashkëpunimin kombëtar (GIZ). Shërbimet janë pjesë e mbështetjes së Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) për kthimin vullnetar dhe ri-integrimin e qëndrueshëm, zbatuar në Shqipëri nga Shoqëria për Bashkëpunimin kombëtar (GIZ) . Falë bashkëpunimit me aktorët lokal publik dhe angazhimit të përditshëm të stafit të projektit u arrit që: - rreth 620 fëmijë u mbështetën me shërbim psiko-social. -410 përfitues u orientuan dhe ndërmjetësuan drejt shërbimeve publike (zyra punës, shërbimi i mbrojtjes sociale, shërbime shëndetësore, ligjore etj.) -150 fëmijë u lehtësuan dhe regjistruan në arsimin publik, pasi u pajisën edhe me mjete didaktike dhe u suportuan me dokumentacionin që u mungonte. -rreth 300 të rinj u fuqizuan me informacion, kapacitete dhe mjete per t’u pozicionuar në tregun e punës. - mbi 80 persona u mbështetën nga projekti dhe u punësuan në sektorë të ndryshëm. - 1 qendër komunitare e rikonstruktuar në Elbasan për t’i ardhur në ndihmë komunitetit falë programeve të dedikuara. Tre historitë e jetuara janë tregues se të tilla projekte i vlejnë komuniteteve dhe i ndihmojnë edhe institucionet të strukturohen.
Një nga ne / Ri-integrimi i shqiptarëve që iu refuzua qëndrimi në vendet e BE
Video të fundit në programin “Një nga ne” Të gjitha
-
Inteligjenca artificiale hyn në vendin e punës, Firdeus Kasaj prezanton aplikacionin në 'Një nga ne'
25 Korrik, 15:07 -
Emisioni i plotë 'Një nga ne'| Historia e Firdeus Kasajt, 20 vjeçari që po lë gjurmë në botën e teknologjisë
25 Korrik, 15:06 -
Emisioni i plotë 'Një nga ne'| 45 vite me metalin, dita e mjeshtrit që bën art në pension
18 Korrik, 21:03 -
Një nga Ne/ Zanati i metalpunuesit drejt zhdukjes, Astrit Krasniqi vuan mungesën e fuqisë punëtore: Nuk marr përsipër punë të mëdha, tani po bëj art
18 Korrik, 17:28 -
Një nga ne/ Historia e Muhamet Trepçit, mjeshtri që 'lexoi' të fshehtat e drurit të ullirit: Kam gjetur 30 vepra artistike nga natyra
11 Korrik, 15:39 -
Emisioni i plotë 'Një nga ne'| 6 vite punë kërkimore, njihuni me qendistaren që rikrijoi veshjet tradicionale si dikur
4 Korrik, 15:52 -
Si shfaqeshin filmat dikur? Ervin Ziu tregon ditën si kinomekanik: Po zhduket ky zanat| Një nga ne.
27 Qershor, 15:36 -
Emisioni i plotë 'Një nga ne'- Ervin Ziu, ish-ushtaraku që u bë kinomekanik: Ja pse duhet ruajtur ky zanat i rrallë
27 Qershor, 15:34 -
NJë nga Ne - Nga mësimdhënia në fshat tek arti në Shkodër, flet Teuta: Bëj dy punë që t'ia dal
20 Qershor, 15:43 -
Emisioni i plotë 'Një nga Ne' - Dita e mësueses artiste në Shkodër/ Speciale- Gabimet që dëmtojnë bletarët
20 Qershor, 15:42 -
'Një Nga Ne' - Tropoja ndez Alpet! Festa e jashtëzakonshme që bëri bashkë gjithë shqiptarët
14 Qershor, 11:01 -
Emisioni i plotë 'Një Nga Ne'| Jo vetëm mjalti! Petrit Kola zbulon 5 produktet e bletës: Bëjnë mrekulli për trupin
30 Maj, 17:15 -
Një Nga Ne - Shëron sëmundjet me bletë, Petrit Kola sjell trajtimin e veçantë në fshatin Lekaj
30 Maj, 13:28 -
Një nga Ne/ "Fituan garat jashtë", Kujtim Beqja ble 150 pëllumba: Vetëm Lepa 7 mijë euro
23 Maj, 13:38 -
EMISIONI I PLOTË 'NJË NGA NE'/ Bleu 7 mijë euro pëllumbin, flet Kujtim Beqja: Pasionin do e kem deri në fund të jetës
23 Maj, 13:35 -
Emisioni i plotë 'Një nga Ne'| Nga Ilir Meta tek Yuri Kim, artisti shkodran nxjerr emrat: Ja kush më bleu piktura! SPECIALE/ Refuzoi 11 mijë euro për këmborët: Muzeu unik në Kaludh
16 Maj, 14:14 -
Një nga Ne- 'Më erdhi Rama për vizitë', Kristi Shkodra mahnit politikën: Shita 3500 euro një pikturë
16 Maj, 14:13 -
Emisioni i plotë 'Një Nga Ne'| E rrallë në ORENJË/ Nënë e bir shesin qumësht gomarice: Shëron diabetin dhe ftohjen
9 Maj, 16:32 -
Një nga Ne| Nga lulja shëruese tek ajo rezistente, Bakija sjell pranverën në Klos: Dua të hap biznes
2 Maj, 14:16 -
Emisioni i plotë 'Një nga Ne'| Bakija, zonja që lulëzoi Klosin/ Historia e kullës shekullore në fshatin Kolesjan
2 Maj, 14:16
