Një prej terroristëve të dyshuar të sulmit në Moskë merret në pyetje: Më ofruan gjysëm milioni rubla

23 Mars, 14:23

Një video është publikuar në telegram nga drejtoresha e Russia Today, Margarita Simonyan. Aty duket që po merret në pyetje një prej sulmuesve terroristë në Moskë, ku u vranë 145 persona dhe mbetën qindra të plagosur.

Pas arrestimit është i shtrirë diku, i lidhur me duart pas shpine dhe një oficer që po mban kokën e tij nga flokët teksa i bën pyetje.

Terroristi i dyshuar thotë se ka ardhur në Rusi nga Turqia, më datë 4 mars dhe i është premtuar se do ti jepnin gjysëm milioni rubla për sulmin.