Një rrugëtim në “Thesaret e Fshehura” të Tiranës

18 Shkurt 2022, 12:17

Projekti “Thesaret e Fshehura” me rastin me rastin e 102 vjetorit të Tiranës kryeqytet, u konceptua si një gjueti thesari,  me 6 lokacione të ndryshme.

Për secilin prej tyre, grupi i kuratoreve studioi gjatë harta dhe dorëshkrime të vjetra; udhëtoi përmes pemëve gjeneologjike të familjeve brez-pas-brezi; si dhe prezantoi e  riktheu në vëmendje disa prej traditave dhe sekreteve që fshiheshin në këto hapësira. Në një intervistë për emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report TV, Romina Ruda, media Pr solli për publikun rrugëtimin përmes 6 lokacioneve nostalgjike.