Një skulptore vajzë, sa rrallë e ndeshim

11 Maj 2021, 11:44

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, takuam një nga vajzat e rralla e cila ka zgjedhur si profesion skulpturën. Ende e vështirë të hasësh në Shqipërinë e vogël, vajza që përzgjedhin profesione të tilla, që konsiderohen si profesione të cilat anojnë më shumë nga ana e meshkujve.

Juli Miftari është skulptorja e re e cila me bindje të plotë ka zgjedhur që të ushtrojë një profesion paksa të vështirë, ndërsa tregoi se ishte një dëshirë që nuk lindi rastësisht:

“ Artin e kam pasur qejf që e vogël sepse familja ime merrej me art, vëllai ka mbaruar për skulpturë, shikoja që ai vizatonte shpesh dhe më hyri në qejf madje kur prekte balten thoja cfarë është kjo kaq e bukur dhe i hyra kësaj rruge me mbështetjen e familjes” u shpreh ajo.