“Një tigër në shtëpi” është produksioni më i ri teatral i Teatrit Eksperimental në Tiranë, një shfaqje drejtuar fëmijëve. Ditët e para të vënies së saj në skenë u pritwn shumë mirë nga spektatori i vogël.
“Është një shfaqje e këndshme me muzikë, me humor, e cila përcjell edhe mesazhe për fëmijët, edhe për të rriturit. Në një shtëpi krejtësisht normale, të zakonshme vjen një tigër, që në pamje të parë duket si një tigër i zakonshëm, por ai është i jashtëzakonshëm.”, - shprehet regjisori Endri Çela.
Ky tigër është i kulturuar dhe ajo çfarë e dallon nga njerëzit është vetëm se nuk di të flasë. Nën shoqërimin e këngëve dhe kërcimeve, duket se ai nuk ndryshon shumë nga të qerit njeri. Ai madje është vegjetarian dhe ha me lugë, pirun, thikë e pecetë.