Një udhëtim në malet e Kukësit, në zbulim të boronicës së egër

27 Shtator 2022, 14:59

Emisioni “Rreze Dielli” bashkë me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja kanë udhëtuar në zbulim të boronicës së egër në malet e larta të kukësit, për të treguar benefitet që mund të marrim nga boronica e egër dhe e freskët që mund të kultivohet në këto male.

Specialisti I bimëve mjekësore Ylli Merja u shpreh se boronica e egër përmban mjaft vitamina të rëndësishme për organizmin që nuk mund të gjenden në shumë fruta e bimë, prandaj e cilëson atë si ‘ magjike’ .