Një vit në kantier, ç’po ndodh me Galerinë e Arteve? Çipa: Jemi në restaurim, do ‘shëtisim’ në qytete! E vërteta e ‘Stalinit e Leninit’, pse u la fondi në muze

24 Janar 2023, 15:50

Prej më shumë se një viti Galeria Kombëtare e Arteve, po i nënshtrohet procesit të rikonstruksionit. Aktiviteti është pezulluar, ndërkohë që Fondi prej 5000 veprash ruhet në Muzeun Historik. Drejtorja e Komanduar, Entela Çipa rrëfen për Report tv si kanë ecur punimet, ç’do të ndodhë përgjatë këtij viti me ekspozitat, restaurimin e digjitalizimin, si dhe parashikimi për rezultatin e Muzeut të Arteve të Bukura, që do të shoqërohet dhe me ndryshime administrative.