Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës

26 Prill, 17:44

Në manastirin e Ardenicës me qindra qytetarë lushnjarë, përkujtuan ceremoninë e martesës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me Donikën, sic ndodhi 573 vite më parë. Duke krijuar një atmosferë feste, veshur me kostumet e zonës, pjesëmarrësit kënduan e kërcyen