Njihuni me gjyshërit e famshëm të Tik Tok, videot e tyre plot humor numërojnë mijëra klikime

10 Nëntor 2022, 12:30

Burbuqe dhe Astrit Elezi janë gjyshërit më të famshëm të rrjeteve sociale, ata numërojnë mijëra klikime në videot gazmore që realizojnë sëbashku. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” tregojnë më tepër për këtë hobi që tashmë i ka bërë të famshëm.

Burbuqe Elezi thotë se ishte e para që iu bashkua rrjeteve sociale për të realizuar video, ndërsa bashkëshorti nuk pranonte të bëhej pjesë e këtyre videove por duke parë se sa shumë po pëlqeheshin videot e të shoqes, vendosi të bëhej edhe ai protagonist. Tashmë ata realizojnë videot nga më të ndryshmet, gazmore por edhe me mesazhe të bukura brenda për çiftet e martuara.