Njohja e të shkuarës, nxënësit e Lezhës vizitojnë ekspozitën me dokumente arkivore për Frashërin dhe Fishtën

9 Prill, 18:11

Nxënësit e shkollave “Gjergj Kastrioti” dhe “Hydajet Lezha” patën mundësinë të njihen për herë të parë me dokumente arkivore dhe dosje gjyqësore, të cilat hedhin dritë mbi persekutimin e disa prej figurave më të rëndësishme të historisë shqiptare, si Mit’hat Frashëri, Gjergj Fishta, Lef Nosi e të tjerë.