Noizy tërheq akuzën ndaj Cllevios! Postimi në Facebook: S'jam gangster! U bëra pishman se nuk dua të përfundojë askush i mbyllur prej meje

17 Prill 2023, 13:26 | Përditesimi i fundit: 2023-04-17 16:47:42

Pas kallëzimit se i shkaktoi ankth dhe frikë me kërcënimet në Tik Tok, reperi Noizy ka vendosur të tërheqë akuzën për Kleviol Ahmetin, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano që u arrestua dje në aeroportin e Rinasit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Noizy (Rigels Rajku) me një postim të gjatë në rrjete sociale tregon se e bën këtë veprim nga burrëria që i ka mësuar familja.