‘Nokaut’ kampionit argjentinas, Hysa elektrizon Tetovën: Tani futem tek më të fortët në botë! Fitojnë edhe Nurja me Bermetën

30 Korrik 2023, 17:01 | Përditesimi i fundit: 2023-07-30 19:46:21

Edhe pse renditej 77 vende më lart në listën botërore Nelson Hysa ka bërë një ndeshje spektakolare në boks ndaj kundërshtarit argjentinas Aumada, duke e mposhtur në raundin e tretë. Në Tetova, ku pati deri në 7 mijë tifozë, arritën të fitonin edhe dy boksierët e tjerë shqiptar si Alban Bermeta dhe Denis Nurja.