Nostalgji/ Fëmijëria jonë mes lojërave të thjeshta dhe çelësit në qafë

11 Qershor 2021, 11:39

Fëmijëria është një nga periudhat më të bukura të jetës për çdo njeri. Të gjithë e kujtojmë me nostalgji këtë periudhë, sidomos kur bëhen krahasimet e brezave dhe lojërave të tyre. Por si ka qenë fëmijëria para viteve 90’ në Shqipëri mes lojërave të thjeshta dhe çelësit në qafë që mbanin shumë prej fëmijëve. Në një intervistë në “Rreze Dielli” ku risjellim kujtimet dhe lojërat e fëmijërisë ishin të ftuara regjisorja Klaudia Hila dhe gazetarja Megi Latifi.