Notari shqiptar mbyll garën në Lojrat Olimpike, nuk kualifikohet në gjysmëfinale! Bashkëkombësi nga Kosova 3 sekonda më i ngadaltë

27 Korrik 2021, 14:27 | Përditesimi i fundit: 2021-07-27 14:27:43

Notari Kledi Kadiu që përfaqëson Shqipërinë në Lojrat Olimpike nuk ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të 100 metrave stil i lirë. 18-vjeçari që garoi në baderinë e tretë u rendit në vendin e pestë me kohën 51.65 sekonda. Në listën përfundimtare Kadiu u rendit në vendin e 52 nga 70 notarë në këtë disiplinë, ndërsa në gjysmëfinale kalonin 16 më të mirët.