Novak Gjokoviç kthehet në Beograd si hero pas dëbimit nga Australia, por hallet nuk kanë fund!

18 Janar 2022, 14:42

Novak Gjokoviç është kthyer në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, pas dëbimit i tij nga Australia që i dha fund shpresave të tenistit numër 1 të botës për të luajtur në Australian Open. Gjokoviç udhëtoi për në Beograd nga Melburni përmes Dubait pasi humbi një sfidë gjyqësore të dielën kundër vendimit të qeverisë australiane për të anuluar vizën e tij për arsye të shëndetit publik dhe rendit.