Nufi: Industria e mbrojtjes, prioritet strategjik! 40 mjete të prodhuara në Shqipëri

13 Shtator, 13:13 | Përditesimi: 13 Shtator, 13:13

Ministri Nufi e cilëson industrinë e mbrojtjes si një prioritet strategjik që synon të forcojë sigurinë kombëtare, teknologjinë dhe ekonominë shqiptare. Përmes KAYO-s po zhvillohen 6 sipërmarrje të përbashkëta me kompani ndërkombëtare. Së shpejti pritet të nisë prodhimi i municionit të lehtë dhe pajisjeve mbrojtëse.

E.H/Shqiptarja.com