Nuk arkëtuan 40 mln lekë nga taksat e parkingut, arrest shtëpie për ish-nënkryetaren e Bashkisë Fier, akuzë dhe 2 drejtorëve e sekretarit

24 Korrik, 11:14 | Përditesimi: 24 Korrik, 11:23

Dy masa sigurie u ekzekutuan për ish-nënkryetaren e Bashkisë së Fierit, Hysenaj dhe për drejtorin e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren në drejtorinë rajonale tatimore, Vasil Çeku. Masa “pezullim nga detyra” u vendos për sekretarin e përgjithshëm të Bashkisë dhe drejtoreshën e taksave Anisa Cjapi. Ata akuzohen se duke mos vepruar për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor, nuk kanë arkëtuar 40 milionë lekë në arkat e institucionit.

E.H/Shqiptarja.com