‘Nuk do ketë më lidhje dritash e uji për ndërtimet pa leje’, Rama: Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, humbasin licensën! Do përballen edhe me pasoja penale

11 Korrik, 10:54 | Përditesimi: 11 Korrik, 10:54

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për arkitektët.

“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitektët që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejen e ndërtimit nuk mund të gëzojnë më licensën dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale siç e ka gjithë bota, ndërkohë që leje përdorimi, shfrytëzimi të godinave pa firmën përfundimtare të arkitektit nuk mund të jepen më. Do të shikojmë një masë tjetër që të mos ketë lidhje të ujit e dritave për asnjë ndërtim që nuk disponon lejen e ndërtimit zyrtarisht dhe nuk merr miratimin e strukturave përkatëse”.

r.k./Shqiptarja.com