TIRANË-Përmes fjalëve emocionuese, Mimi Kodheli, ka mbajtur fjalimin e fundit në Kuvend pasi në shtatorin e ardhshëm ajo nuk do të jetë më në ato ulëse pasi nuk u zgjodh më 25 prill. Në fjalën e saj Kodheli i falënderoi të gjithë për bashkëpunimin, në veccanti Kryeministrin Rama. "Faleminderit Edi Rama por çfarë ke ditur të jesh, bashkëpunëtor, mik dhe lider", tha Kodheli.Deputetja tha se se Shqipëria ndodhet sot në momentente e saja më të rëndësihsme, ndaj ccdo punë e bërë, i bën mirë vendit. "Ky institucion dhe kjo foltore mbeten më të rëndësishme. Me respekt dhe përulje pë rata kolegë që ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre. Faleminderit Gramoz Ruçi për lidershpin në këto vite në politikë dhe leksionin e madh që dhe në fund. Faleminderit kolegë të gjitha legjislaturave ku unë kam qenë pjesë. Faleminderit atyre të forcave të tjera politike me të cilët kam bërë debate. Faleminderit socialistëve nga Bjeshkët e Namuna. Faleminderit qytetarëve që më kanë votuar dhe mbështetur që më mua kanë qarë dhe qeshur. Janë lodhur por edhe kanë festuar. Faleminderit atyre që te mua kanë parë një model. Ndjesë e madhe atyre të njohur dhe të panjohur që nuk kam mundur të përgjigjem si do kisha dashur. Unë nuk kam bërë mrekullira por angazhimi im ka qenë I qartë. Faleminderit Edi Rama për atë që ke ditur të jesh, bashkëpunëtor, mik, lider. Dy fjalë për të ardhmen, duhet të kemi besim sepse përndryshe nuk do kemi shans të përparojmë. Ju ftoj të vazhdojmë ta duam vendin dhe të dëgjojmë njëri tjetrin. Shqipëria ndodhet në një prej momenteve më të rëndësishëm dhe çdo punë e bërë mirë i bën mirë të ardhmes. Shpresoj të shihemi së shpejti me punë të mira", tha ndër të tjera ajo. Deputetja e PS-së Mimi Kodheli kandidoi në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit, dhe ishte e 21-a në listën e Partisë Socialiste. Ajo nuk arriti të merrte votat e nevojshme për tu zgjedhur deputete edhe në legjislaturën e ardhshme. Mimi Kodheli ka më shumë se 20 vite në politikën aktive. Aktualisht ajo është zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Gjithashtu ajo është Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare. Mimi Kodheli është Doktore e Shkencave Ekonomike prej vitit 2007 dhe Master në Administrim Biznesi nga Universiteti Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës në vitin 2000. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë, në vitin 1986. Znj. Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u emërua Zëvëndëskryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, u emërua Prefekte e Qarkut të Tiranës. Prej vitit 2009 është zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Në karrierën parlamentare ka mbajtur pozicionin e Zëvendëskryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave përgjatë legjislaturës 2009-2013 dhe aktualisht është Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme. Gjatë viteve 2013-2017 ka shërbyer si Ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë. Prej vitit 2007 e në vazhdim është Anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Nuk do të jetë në Kuvend në shtator, Mimi Kodheli emocionon me fjalimin dhe rrëmben duartrokitjet e kolegëve: Do shihemi për punë të mira
Video të tjera
-
Thirrjet kundër tij në protestën për Zvërnecin, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin! ‘Non grata’? Do të shkoj në SHBA për të takuar miqtë
13 Qershor, 17:07 -
‘Zvërneci’, Rama-socialistëve: Duhet të jesh idiot të mohosh përfshirjen e Iranit! Konkurrencë e ashpër me Greqinë e Kroacinë! Ose rrimë mbrapa, ose kalojmë në ligën e tyre
12 Qershor, 21:34 -
‘S’do shpikim rrotën, na duhet turizëm elitar’- Rama: Djalli po kërkon të pengojë investimin në Zvërnec! Ç’na duhet që Kushner është hebre? S’jemi budallenj t’i bëjmë karshillëk dynjasë
12 Qershor, 21:31 -
35-vjetori i PS, Rama mesazh socialistëve: Populli na ka zgjedhur për të udhëhequr, s’do të bëhemi ata që s’i duhen dreqit
12 Qershor, 21:29 -
‘Përplasje të mëdhenjsh për Zvërnecin’- Rama: Senatorët amerikanë duan të godasin Presidentin Trump, se po të ishte për zogjtë, do kishin folur për Rrjollin
12 Qershor, 21:24 -
‘Zvërneci’/ Rama: Investim që s’e kemi luksin ta refuzojmë, çdo përpjekje për zhvillim konsiderohet armike
12 Qershor, 21:21 -
‘Largojuni hienave’- Rama porosit protestuesit për ‘Zvërnecin’: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë, po ju gënjejnë se paskemi ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura
12 Qershor, 20:57 -
Kryeministri Rama: Investimi në Zvërnec, një xhevahir që duam t’ja vëmë kurorës së Mesdheut në emër të Shqipërisë
12 Qershor, 20:56 -
Protestat/ Rama: Kurth, po manipuloheni! Ejani shihni faktet, Sazani nuk shitet se është pronë e Shqipërisë
12 Qershor, 20:54 -
Ditëlindja e 35-të e PS, Rama kujton Fatos Nanon: Krenaria e tij për mua, vlerësim i veçantë! Kam gabuar, por do të jap gjithçka kërkohet!
12 Qershor, 20:19 -
35-vjetori i PS, Rama: Shqipëria s’ka qenë kurrë për shitje, është amanet i shenjtë! Bashkë drejt BE
12 Qershor, 20:17 -
Rama: 25% e territorit zonë e mbrojtur, kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh në Vjosë
12 Qershor, 20:10 -
‘Bëj durim, shqiptari e ka zakon që kundërshton pa kuptuar’- Rama citon Konicën dhe flet për punën si kryebashkiak i Tiranës: Lash pas 55 mijë rrënjë pemësh dekorative
12 Qershor, 20:08 -
35-vjetori i PS, Klosi: Jemi krenar që kjo forcë politike i ka shërbyer vetëm Shqipërisë, lidershipi i Ramës do e fusë vendin në BE
12 Qershor, 20:06 -
35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
12 Qershor, 20:02 -
LIVE - 35 vjetori i Partisë Socialiste në Tiranë
12 Qershor, 18:11 -
Spahiu: Trump i hoqi ‘Non Gratën’ Putinit dhe Dodikut, pse habiteni për Berishën?
11 Qershor, 23:13 -
‘Non grata’ e Berishës/ Sara Mile: Saliut s’ia nxinte goja të thoshte se i janë hequr sanksionet nga SHBA, shqiptarët i kanë ‘hequr vizë’! Sefa: Pres të shoh ambasadorët e huaj të vizitojnë selinë e PD
11 Qershor, 22:17 -
Zvërneci, Ministri Hoxha: Projekti në respekt të detyrimeve ndaj BE-së! Protestat tregojnë që ne kemi liri
11 Qershor, 21:35 -
‘Zvërneci’/ Blushi në Kuvend: PS duhet të gjejë forcën për t’u shkëputur nga Edi Rama! Kryeministri dhe oligarkët po grabisin pasuritë e vendit
11 Qershor, 19:01