'Nuk do të rri me kaq, ato do të shuhen si familje', trondit gjyshja autorit që vrau një prej vëllezërve në Elbasan: I lumshin duart, më drogonin vajzën

8 Nëntor 2021, 16:51

Gjyshja e Ardit Hidës, i cili qëlloi me thikë dy vëllezërit Florenc dhe Mikel Kovaçin në Elbasan, duke i marrë jetën të parit dhe plagosur tjetrin, ka folur për Report Tv, duke mos shfaqur pendesë për krimin e rëndë të nipit të saj.

Ajo tha se dy vëllezërit ia merrnin vajzën, motrën e autorit, e cila sot është 14 vjeç, e drogonin dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe sipas saj donin t'ja çonin në Itali. Me tone të ashpra, gjyshja tha se djali ua ka bërë shumë mirë që i ka vrarë, ndërsa shtoi se edhe vet të kishte qenë do ti kishte masakruar me thikë.

    No videos found.