‘Nuk e di si do të jetoj pa ty’/ Lamtumira e fundit e gruas së Navalnyt përmes një videoje

2 Mars, 17:44

E veja e liderit kryesor të opozitës ruse, Alexei Navalnyt, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë, në një burg të Siberisë, Yulia Navalnaya, ka ndarë me publikun një video 2-minutëshe, ku përcjell një kolazh imazhesh dhe emocionesh nga momentet e saj me liderin opozitar para se ai të burgosej e më pas të vdiste.