Nuk gjen qetësi toka në Turqi, vendi tronditet nga tërmete të fuqishme dy javë pas lëkundjeve shkatërrimtare, 8 të vdekur, mbi 600 të plagosur

21 Shkurt 2023, 16:17

Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi Turqinë jugore mbrëmjen e së hënës, duke vrarë të paktën 8 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë, sipas zyrtarëve turq dhe sirianë, dy javë pas një tërmeti masiv që vrau dhjetëra mijëra njerëz në të dy vendet.