Nuk i ndaloi postbllokut të policisë, makina pëson aksident në Vlorë, përplas një tjetër mjet dhe përmbyset në rrugë! 2 të plagosur

12 Qershor 2021, 17:35 | Përditesimi: 12 Qershor 2021, 17:35

VLORË- Një situatë e pazakontë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës, ku një makinë nuk i ka ndalur postobllokut të policisë dhe në ikje e sipër ka pësuar aksident.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili mëson se makina ka përplasur gjatë tentativës për t’u larguar dhe një mjet tjetër e më pas disa metra më tutje është përmbysur në rrugë.

Të plagosur kanë mbetur 2 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe identiteti i shoferit, teksa priten të mësohen më shumë detaje në vijim.