'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në

17 Dhjetor, 20:33

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi foli sot në ‘Frontline Interview’ ku deklaroi për Marsela Karapançon se protesta e 23 dhjetorit do të jenë ndër më të mëdhatë, jo vetëm për mbështetjen e Sali Berishës, por edhe për të kanalizuar mllefin e akumuluar ndër vite nga qytetarët e pakënaqur.