Nuk pajtohen me dorëheqjen e Zaev, zv.ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut: Zgjedhjet vendore të mos lidhen me legjitimitetin e qeverisë! Vijojmë të mbështesim nismën për 'Ballkanin e Hapur'

2 Nëntor 2021, 13:17

Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut nuk e pranojnë dorëheqjen e Zoran Zaev. Drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të Lëvizjes Besa, të PDSH-së, dhe partitë tjera më të vogla maqedonase, pas takimit të zhvilluar mes tyre vlerësuan se qeveria duhet të vazhdojë punën me çdo kusht për të çuar reformat përpara.

Në një intervistë për Report Tv, zv.ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, konfirmon qëndrimin e BDI, ku tha zgjedhjet vendore nuk duhet që të lidhen me legjitimitetin e qeverisë, duke shtuar se ajo duhet të vijojë punën. Sipas Nuhiut, tani pritet që të zgjidhet ngërçi me Bullgarinë dhe t’i hapet dritat jeshile negociatave me BE-në. Mundësinë për pasjen e një kryeministri shqiptar Nuhiu e mohoi.