'Nuk përjashtoj rikthimin në krye të PD', Berisha nuk uron Bashën për fitoren, poston mesazhi e koduar

14 Qershor 2021, 20:28

Basha falënderoi demokratët për "mbështetjen e jashtëzakonshme" pas fitores, ndërsa ajo që bie në sy është fakti se ai nuk është uruar nga askush në PD, e madje as nga Sali Berisha. Ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me fitoren e Bashës, ndërsa ka postuar në Facebook një video nga fushata zgjedhore e PD në vitin 2009, kur edhe fitoi zgjedhjet.