Numërimi drejt fundit në Lezhë/ PD mban mandatin e 4 pas disa orëve në disavantazh, PS 3 mandate

13 Maj, 08:50 | Përditesimi: 13 Maj, 10:43

Në Lezhë kanë mbetur edhe 6 kuti për t’u numëruar. Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, PD, e cila kaloi forcë e parë në këtë qark ka marrë 44.6%, konkretisht 29 692, duke rimarrë mandatin e 4-ërt. Megjithatë, PD ka pësuar një rënie prej 13.6% nga viti 2021, kur kishte 58.2%. 

Partia Socialiste renditet e dyta në Lezhë dhe sipas rezultateve të deritanishme ka marrë 28 418 vota ose 42.7 të totalit, duke siguruar 3 mandate, aq sa në vitin 2021. Krahasuar me vitin 2021, PS ka shënuar një rritje prej 4.4% nga 38.3% që kishte në zgjedhjet e fundit.

r.k./Shqiptarja.com