Në qarkun e Durrësit janë numëruar 11% të kutive për votat preferenciale të kandidatëve. Vihet re që deri më tani kryeson Jurgis Çyrbja me 1164 vota. Një numër të madh votash ka marrë edhe deputeti Rrahman Rraja me 917, ndjekur më pas nga Edi Rama me 867 vota. Pas Ramës vjen Lefter Koka me 664 vota.
Sa i përket Partisë Demokratike kryeson Manjola Luku me 1326 vota, më pas vjen Andia Ulliri me 1209 vota. Rezeart Tusha me 997 vota, ndërsa Agron Duka ka 509 vota. Kryesuesi i listës Edi Paloa vjen pas tyre me 413 vota.
Ky qark pati surpriza në kutitë e fundit që ishin për të numëruar, ku PS ka arritur që të marrë mandatin e 8-të nga LSI, me 56 vota më shumë duke e lënë atë pa asnjë mandat. Ndërkohë që në LSI shifrat janë ende të papërfillshme. Rezeart Tusha me 186 vota, ndërsa kryesuesi i listës Edi Paloa ka 51 vota, më pak se numri 2 Agron Duka me 56 vota.