Nutricionistja: Lëngu i turshive kurues i shumë sëmundjeve në organizëm

18 Tetor 2022, 11:48

Turshitë janë ndër ushqimet më të preferuara gjatë stinës së dimrit, të cilat mund të kombinohen me shumë gatime. Por a kanë vlera ushqimore dhe a duhen konsumuar shumë shpesh? Sipas nutricionistes Diola Dosti, në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, turshitë kanë vlera të jashtëzakonshme në organizëm dhe sipas saj, janë mjaft të përshtatshme për t’u konsumuar gjatë stinës së dimrit.