Nxënësit në Rinas sërish pa mësim, në shkollë vetëm 6 prej tyre! Mësuesit: Vijnë vetëm ata që janë afër! Vëzhgimi i Report Tv, fëmijët detyrohen të kalojnë mes makinave në rrugën pa trotuar

5 Maj 2022, 09:36 | Përditesimi: 5 Maj 2022, 09:36

Fëmijët e shkollës ‘Rexhë Deliu’ në Rinas, nuk kanë mundur të shkojnë në mësim sot, për të dytën ditë me radhë. Report Tv ishte mëngjesin e sotëm në ambientet e shkollës, ku kanë shkuar vetëm 6 nxënës të cilët e kanë shtëpinë afër shkollës. Prej ditësh banorët e Rinasit janë ngritur në protestë, duke kërkuar kthimin e rrugës siç ishte, me dy sense lëvizje.

    r.k./Shqiptarja.com