Nxiti trazirat në Brazil, Gjykata e Lartë urdhëron hetimin e Bolsonaros pas sulmeve në ndërtesat qeveritare

14 Janar 2023, 14:14

Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar të premten që ish-presidenti Jair Bolsonaro duhet të hetohet nëse ka lidhje me trazirat e së dielës në kryeqytet. Ky vendim i Gjakatës së lartë vjen disa ditë pasi ish-presidenti publikoi një video në cilën vihej në dyshim legjitimiteti i zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan në muajin tetor.