‘O sa mirë me qenë shqiptarë’, kuqezinjtë festojnë me tifozët pas fitores ndaj Ukrainës!

8 Shtator, 07:55

Atmosferë elektrizuese në stadiumin "Epet Arena" të Pragës, pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës.

Lojtarët kuqezi kanë festuar me tifozët duke krijuar një mbrëmje magjike, ndërsa dëgjohen të këndojnë këngën 'o sa mirë me qenë shqiptar'. 

Shqipëria arriti të triumfonte 1-2 me përmbysje ndaj Ukrainës, në një duel që rezultoi tepër emocionues. Kuqezinjtë e Sylvinhos fituan tri pikë në Grupin 1 të Ligës B me një përmbysje spektakolare, me golat e Ismajlit dhe Asanit.

    No videos found.