OFL sekuestroi 'Golden resort', GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit: Ka burime të justifikueshme

3 Maj 2021, 12:29

Operacioni OFL pëson një tjetër goditje! Gjykata e posaçme e apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit pronarit të "Golden resort". Sipas GJKKO pasuria s'duhet të konfiskohet dhe s'duhet ti kalojë shteti sepse ka burime te justifikueshme të të ardhurave.