OKB po heton sulmin që shkaktoi vdekjen e dhjetëra civilëve në Ukrainë

6 Tetor 2023, 18:17

Një djalë 10 vjeçar dhe gjyshja e tij humbën sot jetën në Ukrainë nga një sulm rus me raketë. Kjo ndodhi një ditë pasi një sulm tjetër me raketë në rajonin e Kharkivit mori jetën e të paktën 52 civilëve, duke u bërë një nga sulmet më vdekjeprurëse të luftës gjatë muajve të fundit. Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka dërguar një ekip për të hetuar rastin. Moska hodhi poshtë akuzat se kishte ndërmarrë sulmin.