Olsi Rama në këmb, tifozët korçar sulmojnë drejtuesit e Partizanit në tribunën VIP, Takaj shkon ti qetësojë

25 Shkurt, 22:36

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit sot ka kthyer pak në kohë dy skuadrat, në vitet kur rivalizonin me njëra-tjetrën për titullin kampion në Superiore.

Atmosfera kë qenë e nxehtë në fushën e lojës me përplasje mes lojtarëve, por edhe në tribuna, ku nuk kanë munguar ofendimet mes palëve, apo edhe gjuajtjet me sende.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, ka pasur ngacmime të vazhdueshme dhe në fundin e ndeshjes, është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjakrat, siç shihet në videon e mëposhtme.