Open Balkan/ Basha: Mbivendosje për të justifikuar problemet e pazgjidhura në vendet pjesëmarrëse në marrëveshje

17 Shkurt 2023, 18:25

Ish kryedemokrati, Lulzim Basha foli në Report TV edhe për Open Balkan duke thënë se drejtuesit e vendeve pjesëmarrëse në këtë marrëveshje, po e përdornin si mbivendosje për t'u shfajësuar nga problemet aktuale të shteteve që drejtojnë. 

“Është mbivendosje cila është gatuar për të justifikuar protagonizmin nacionalist dhe përdorimin e problemeve të pazgjidhura si një shfajësim apo si një kredo shtesë për këtë drejtues apo sunduesit aktualë siç u referohen disa raporte për të drejtat e njeriut.. Nuk ka asgjë të gabuar me parimin e heqjes së kufijve sepse në fund të fundit vetë anëtarësimi në BE këtë do thotë. Përtej propagandës dhe retorikës rruga për të ecur përpara është dhënia fund e pengmarrjes së çështjes Beograd-Prishtinë përmes përqafimit të planit franko-gjerman”-tha Basha.