'Open Cinema', argëtimi i turistëve në Gjirokastër me filma e muzikë

2 Gusht 2021, 19:43

Filmat shqiptarë, por dhe të huaj do të vijnë për artdashësit gjirokastritë dhe turistët përmes kinemasë shëtitëse "Open Cinema". Në këtë aktivitet, nuk do të mungojë as muzika shqiptare, vallet tradicionale dhe homazhet për aktorë e kineastë të njohur.