“Opera”, 1.2 mld lekë rikonstruksion, instrumentet të amortizuara! Papavrami vuri theksin te pianoja, Ibrahimi e konfirmon! Margariti: Po punojmë

8 Shtator 2022, 21:26 | Përditesimi i fundit: 2022-09-08 21:30:26

Rikonstruksioni i godinës së “OPERAs” mori  mbi1.2 mld lekë por përsëri la pas të nevoja të pa përmbushura për artistët. Në një intervistë për Report Tv, violinisti Tedi Papavrami konstatoi amortizimin e pianove të solistëve gjatë koncertit të tij në qershor.  Situatë që konfirmohet edhe nga pianistja Etrita Ibrahimi, ndërsa ministrja e Kulturës, premton piano të re e të tjera rregullime.