Më shumë se një opera, “Tosca” është një udhëtim mes pasionit, xhelozisë dhe sakrificës. E vendosur në Romën e shekullit XIX, historia e kësaj opere na fton të eksplorojmë marrëdhënien komplekse mes një këngëtareje pasionante, një artisti idealist dhe një shefi policie sadist.
Kjo histori e jashtëzakonshme, ndër notat magjike të Puçinit, rikthen pas 13 vitesh mungesë në skenën e TKOB-së tenorin shqiptar me famë ndërkombëtare, Saimir Pirgu, krah të cilit do të performojë sopranoja e skenave të mëdha botërore, Krassimira Stoyanova, ndërsa në rolin antagonist vjen baritoni Carlos Almagauer.