Operacion antidrogë në Korçë/ Tre të rinj kapen me rreth 6 kg kanabis në bagazhin e makinës, vihen në pranga pranë Qafë Thanës

17 Shtator, 09:34 | Përditesimi: 17 Shtator, 09:34

Droga u gjet në vendin e gomës rezervë të një automjeti “Volkswagen”, që transportohej mbi një makinë me karroceri. Në pranga ranë dy të rinj nga Tirana dhe një nga Shëngjini, ndërsa policia sekuestroi edhe dy automjete, katër celularë dhe një shumë parash.

E.H/Shqiptarja.com