Operacion anti-drogë në Torino, 'shkërmoqet' organizata e dy vëllezërve shqiptarë! Testuan dhe një nëndetëse për transport droge

14 Maj, 14:15

Duke nisur që nga mëngjesi i sotëm, e martë 14 maj 2024, Karabinierët e njësisë hetimore të komandës krahinore të Torinos zhvilluan një operacion të gjerë në provincat e Torinos dhe Frosinone si dhe në territorin shqiptar me ekzekutimin e nëntë masave paraprake në burg (gjashtë në Itali, të gjitha të kryera, dhe tre jashtë vendit në vazhdim) dhe kërkime.