Operacion kundër ‘Ndrangheta’ në Itali, 202 në pranga! Arrestohet edhe Marcello Manna, kryebashkiaku i Rendes! Sekuestrohen 72 mln euro pasuri

1 Shtator 2022, 12:20

202 persona janë arrestuar në Itali në operacionin kundër organizatës kriminale ‘Ndrangheta’ ndërsa 254 të tjerë janë nën hetim. Në pranga ka rënë edhe Marcello Manna, kryebashkiaku i Rendes së bashku me 2 këshilltarë. Është zbatuar edhe urdhri për sekuestrimin e 72 milionë eurove pasuri që u atribuohen shumë të dyshuarve.