Operacioni ‘Flakë në Det’, Rrumbullaku: Arrestohet shefi i policisë në Laç! Në kërkim Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guza, janë jashtë Shqipërisë

9 Tetor 2023, 19:11

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se në kuadër të operacionit 'Flakë në Det' janë shpallur në kërkim Gëzim Çela banues në Fushë-Kuqe, Arben Dalipaj banues Vlorë, Roland Guza banues në Durrës. Sipas Rrumbullakut të tre ndodhen jashtë vendit.