Operacioni i policisë në Elbasan, familjarët e të arrestuarve para komisariatit: Në shtëpi nuk gjetën asgjë, punojmë për bukën e gojës

29 Qershor 2023, 11:45

Familjarët e disa prej të arrestuarve nga operacioni i policisë në Elbasan ndodhen para komisariatit ku po kërkojnë lirimin e të afërmve të tyre. Në intervistën e dhënë për mediat, ata shprehen se nuk kanë pasur asnjë dijeni për operacionin policor dhe mohojnë që të afërmit e tyre të kenë lidhje me aktivitete kriminale.