Operacioni i SPAK në 4 qarqet e vendit, lihen në burg 7-të arrestuarit për trafik ndërkombëtar droge! Gjashtë ende në kërkim

12 Korrik, 16:44 | Përditesimi: 12 Korrik, 16:44

Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e arrestit në burg për 7 personat e arrestuar në kuadër një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit të tonelatave me kokainë, nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Në burg u la edhe ish shefi i krimeve Erion Dani, i cili akuzohet se të dhënat e TIMS ua jepte trafikantëve.

    E.H/Shqiptarja.com